Aktorja indiane nën kritika të ashpra për promovim të mjekësisë alternative (fotot)

06/07/2024 18:40

Aktorja rekomandoi thithjen e avullit të peroksidit të hidrogjenit për infeksione virale, çka solli kritika të ashpra nga doktorët.

Aktorja e njohur indiane Samantha Ruth Prabhu po akuzohet se ka përhapur ‘dezinformacion mjekësor’ me një postim në rrjetin Instagram ku vlerësonte trajtimet alternative mjekësore për infeksionet e virozave.

Prabhu, e cila ka luajtur në filma si Tamil e Telugu dhe ka më shumë se 35 milionë ndjekës në Instagram shpërndau një foto të vetes duke marrë avull peroksid hidrogjeni nga një aparat.

“Para se të merrni mjekimet e zakonshme virale, merrni në konsideratë dhe qasjet alternative  ,” shkruante aktorja në postimin që tashmë është fshirë.

“Një nga opsionet është thithja e përzierjes me ujë të distiluar, funksionon si me magji, shmang përdorimin e tabletave të kota”, shtonte ajo.

Postimi u kritikua nga doktorët që thanë se peroksidi i hidrogjenit mund të shkaktojë dëme në mushkëri.

Dr Cyriac Abby Philips, i cili poston në rrjet mbi dezinformacionin mjekësor, e quante Prabhu “analfabete nga shëndeti”, dhe kjo nisi një debat mes të dyve.

Prabhu tha se ishte diagnostikuar me miositis, një sëmundje e sistemit imunitar, duke thënë se mjekimet alternative e kanë ndihmuar në shërimin e saj.

Doktorët thonë se thithja e kësaj lënde shkakton stres te mushkëritë dhe probleme të rrugëve respiratore. Ata ankoheshin se numri madh i ndjekësve të aktores mund të shkaktojë dëm të madh nëse informacioni rezulton i pasaktë, shkruan rrjeti britanik The Independent.

FOTO GALERI
1/3
Postimi u kritikua nga doktorët që thanë se peroksidi i hidrogjenit mund të shkaktojë dëme në mushkëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA