Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, njëherësh zv.kryeministrja Belinda Balluku në një intervistë kanë një intervistë live për emisionin Top Story ka zbuluar se sa është kostoja e rrugëve në rajon.
“Në Maqedoninë e Veriut në segmentin Tetovë- Gostivar, Gositvar Bukoqan dhe Strugë –Pripel Bitola është një segment 110 km, i cili kushton 1.3 mld euro.
Në Serbi Nishi 33 km e cila është parashikuar 255 milionë euro dhe kosto e një kilometri është 7.7 milionë euro. 11.8 milionë euro kostoja e një kilometri, në Maqedoninë e Veriut, 7.7 milionë euro në Serbi.
Në Malin e Zi autostrada adritiko joniane është segmenti Bal boliare 41 km dhe kushton 1 mld euro, 24 mln euro për kilometër. Në bosnje rruga Monstar veri-jug 14.2 km ka kushtuar 433 milionë euro ose 30.49 milionë euro për kilometër, ka një tunel brenda 14 km me gjatësi 2 km.
Pa gjykuar dhe paragjykuar askënd nga këto projekte, kostoja e kilometrit, nuk mund të krahasohet me sa kushton një rrugë nga një vend në një tjetër. Një rrugë mund të jetë e rregullt. Si mund t’i krahasojmë një mesatare të tuneleve që janë të ndryshme?! Varet nga vendndodhja, veprat e artit apo mënyrat e financimit”, tha Balluku.
Top Channel