Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, në një intevistë live me Top Story nga Tuneli i Llogarasë që do të hapet nesër, foli edhe për drejtësinë, për të cilën shfaqi mbështetje të plotë.
Balluku përmendi edhe shprehjen e famshme në anglisht, ‘enough is enough’, e përkthyer ‘mjaft është mjaft’, për të thënë që për një rast të caktuar, në të cilin është abuzuar, jo të gjithë të marrin të njëjtin sulm, pra siç thotë ministrja ka njerëz që kanë punuar dhe nuk janë përfshirë në faj.
“Një çështje nuk e bën të gjithë grupin të jetë fajtor apo të jetë i larë në baltë. Ka ardhur koha të ndahet e mira nga e keqja, të ndahet abuzimi, ‘enough is enough’, nuk mund të marrin të njëjtin sulm të gjithë”, tha Balluku.
Grida Duma: Ke një përgjigje si është e mundur që nuk kanë pasur frikë disa ta çojnë deri aty litarin e zullumut sa të shfaqen disa fakte tronditëse nga babëzia. Si nuk patën frikë nga qeveria e vet, nga kryeministri i vet dhe u desh një sturkturë e brendshme si SPAK?
Balluku: Frika është pjesë e karakterit, janë trimat dhe frikacakët. Është çësthje karakteriale që nuk e marr pësipër ta analizoj, por nuk e kam një përgjigje sepse nuk duhet të ketë të bëjë vetëm me frikën, por edhe me integritetin.
Grida Duma: Duken si veprime pa kujdes, më krijon përshtypje sikur kanë pasur qartësinë që nuk do perken.
Balluku: Nuk bëjmë analiza për dosje nën hetim apo nën gjykim sepse PS e ka treguar me vullnet që kërkon drejtësi, kundër korrupsionit, zhvatjes, dhe për këto. I kemi lënë drejtësisë të bëjë punën e saj. Jemi aty për ta mbështetur, kur vjen puna te drejtësia askush nuk është i yni apo i tyri.
Top Channel