Japonia sjell robotin gjigant humanoid për mirëmbajtjen e linjave hekurudhore (fotot)

04/07/2024 16:23

Një makineri 12-metra e lartë me sy të shndritshëm dhe krahë që mund të pajisen me furça ose vegla punimi, ka nisur punë në mirëmbajtjen e linjave të trenave japonezë.

‘Punonjësi’ i ri humanoid i linjave Perëndimore Hekurudhore, ngjan me një robot të frikshëm të filmave të fantashkencës, megjithse aktualisht shumica e detyrave të tij është lyerja ose rregullimet e kopshtarisë.

Prej këtij muaji makineria me krahët gjigantë që lëviz e montuar në një mjet që lëviz në binarë, po dislokohet në detyra mirëmbajtjeje në të gjithë rrjetin.

Operatori i saj ulet në kabinën e automjetit nga ku kontrollon gjymtyrët dhe duart e makinerisë.

Ajo mund të përdorë vegla të ndryshme në duart e saj dhe të ngrejë objekte deri në 40kg, mund të lyejë ose të sharrojë.

Për momentin detyrat kryesore të robotit janë prerja e degëve të pemëve të zgjatura mbi binarë apo lyerja e paneleve metalike që mbajnë kabllot e trenave.

Kompania thotë se kjo teknologji plotëson mungesat e punonjësve dhe redukton aksidentet në vendin e punës si rrëzimet apo kontaktet me energjinë elektrike.

“Në të ardhmen shpresojmë që makinerinë ta përdorim për shumë operacione mirëmbajtje apo infrastrukture, për të përballuar mungesën e krahut të punës”, tha së fundmi kreu i kompanisë Kazuaki Hasegawa, sipas rrjetit The Guardian.

FOTO GALERI
1/2
Ajo mund të përdorë vegla të ndryshme në duart e saj dhe të ngrejë objekte deri në 40kg, mund të lyejë ose të sharrojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA