VIDEO/ Vjen kundërpërgjigja e Libanit, lëshon raketa në pjesën veriore të Izraelit

03/07/2024 18:33

Hezbollahu libanez duket se i është kundërpërgjigjur Izraelit duke lëshuar raketa në qytetin e Kiryat Shmona, pak orë pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë një nga anëtarët e lartë të lëvizjes libaneze në sulm.

Sipas mediave izraelite, nuk raportohet për viktima ose të lënduar, me raketat që shpërthyen në ajër.

Vdekja e komandantit u konfirmua nga Hezbollahu dhe deklaroi se ishte Muhammad Nimah Nasser ai që u vra në një sulm izraelit me dron në qytetin e Tiros.

Ai komandonte degën rajonale të Hezbollahut, më saktë njësinë “Aziz”, e cila ndodhet në pjesën jugore të Libanit.

Më herët, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant komentoi tensionet me Libanin, duke thënë se ushtarët që luftojnë në Gaza mund të vazhdojnë të luftojnë në Liban.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA