Në pamje të publikuara sot shihet një mjek alternativ që akuzohet për vrasje nga pakujdesia prej terapisë së shuplakave që performonte në sesionet e tij, me të cilën pretendonte se shëronte shumë sëmundje.
61 vjeçari Hongchi Xiao, ka dalë në gjyq në Winchester në Britaninë qendrore i akuzuar për neglizhencë për vdekjen e 71 vjeçares Danielle Carr-Gomm, për të cilën akuza thotë se ndaloi të merrte insulinën gjatë sesioneve të terapisë së shuplakave.
Carr-Gomm vdiq pasi merrte pjesë në sesionin e shërimit në Wiltshire, në tetor 2016 ku promovohej terapia kineze e shërimit Paida Lajin, gjatë së cilës pacientët qëllohen ose qëllojnë veten e tyre vazhdimisht me shuplaka.
Në videon të rrjetit shihet Xiao që godet forcërisht pacientët e tij, si në rastin e një burri indian të diagnostikuar me sëmundje të zemrës.
Sipas mjekesisë kineze, të gjitha sëmundjet, megjthë emrat e tyre të ndryshëm, shkaktohen nga bllokimet e meridianit të energjisë së natyrës.
“Kështu që për të shëruar sëmundjen duhet bërë diçka e thjeshtë, zhbllokimi i bllokimeve, pasi meridianët kanë kanalet ku kalon energjia e trupit njerëzor”, thuhet në teorinë e mjekimit.
Xiao thotë se ka shëruar diabetin madje dhe doktorin e tij të shkollës perëndimore, pasi la mjekimin që i kishin rekomanduar.
Ai thotë: “Edhe nëse një një mbret ose një milioner, nuk duhet të marrësh ilaçe ose insulinë përditë, ato nuk janë të mira”.
Ai u thotë më tej pacientëve: “Nëse e ndjen dhimbjen e shuplakës kjo është gjë e mirë dhe do të thotë se ke një problem, nëse nuk e ndjen do të thotë se je i shëndetshëm.
Prokurori Duncan Atkinson tha se Xiao praktikonte rrahjne me shuplaka dhe agjërimin, kryesisht pacientët që e bënin vetë këtë.
Xiao mohon akuzat dhe gjyqi vazhdon, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.
Top Channel