Spanja u lejon fqinjëve të vendosin ‘nëse mund t’u jepet me qira turistëve një apartament’

03/07/2024 18:34

Zyrtarët e qeverisë kanë prezantuar planin që kërkon tre të pestat e banorëve të një pallati të miratojnë dhënien me qira të një apartamenti në platforma ndërkombëtare interneti.

Zhvillimi i padëgjuar u jep fqinjëve të drejtën të ndalojnë dhënien me qera për turistët të apartamenteve në të njëjtën ndërtesë, tha sot ministrja e strehimit të vendit.

Isabel Rodriguez tha se reforma kërkon të “fuqizojë” fqinjët, duke kërkuar lejen e tyre për dhënien me qira të këtyre tipeve të akomodimit.

Më herët gjykata e lartë spanjolle kishte vendosur se ‘grupe të tilla fqinjësh’ mund të ndalonin ligjërisht praktikën, por Rodriguez tha se ai ligj “nuk ka shumë qartësi”.

Ligji i ri kërkon që pronarët të kërkojnë lejen e fqinjëve te tyre paraprakisht.

Statistikat në Spanjë thonë se më shumë se 350,000 banesa u jepen ose u janë dhënë me qera turistëve nga e gjithë bota.

Rodriguez tha se ligji vlente si për dhënien me qira afatshkurtër turistike dhe ato të zakonshme afatgjatë, por e para nuk kufizohej nga rregullacioni më i plotë i qirave afatgjata, “i cili ka kontribuar në rritjen e çmimeve të banesave”.

Zhvillimi vjen pas rritjes së paarsyeshme të çmimit të banesave për vendasit në Spanjë  prej kërkesës së sezonit turistik.

Më herët qendra e Katalonjës, Barcelona njoftoi se kërkonte të eliminonte banesat me qera turistike deri në 2028 për të ulur kostot e strehimit.

“Nuk mund të shkaktojmë largimin e të rinjve nga Barcelona kur ata dalin nga shtëpia e prindërve prej çmimit te banesave,” tha kryebashkiaku Jaume Collboni për çështjen./AA/

FOTO GALERI
1/2
Më herët qendra e Katalonjës, Barcelona njoftoi se kërkonte të eliminonte banesat me qera turistike deri në 2028 për të ulur kostot e strehimit per vendasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA