“I dhamë të gjithë ndihmën mjekësore”, Brataj replikon në Top Story me botuesin e Kadaresë, Hudhri: Do të bëjë sherr, nuk e kam akuzuar

03/07/2024 23:15

Kreu i qendrës Kombëtare të Urgjencës Dr.Skënder Brataj gjatë emisonit Top Story, për shuarjen e Ismail Kadaresë, bëri një ndërhyrje live duke i dërguar një mesazh Grida Dumas, për akuzat e botuesit të shkrimtarit, Bujar Hudhri.

Në një mesazh dretjuar moderatores, Brataj shkruan se akuzat e tij janë të rënda dhe rikthekson se ndaj Kadaresë janë kryer të gjithë protokollet mjekësore.

Grida Duma: Kam një kërkesë nga Skënder Brataj të hyjë në emision, por jam në sekondat e fundit…

Hudhri: Do të bëj sherr me mua

Grida Duma: Nuk besoj se është çësthje sherri, besoj është çështje shqetësimi i tij

Mesazhi i Skënder Brataj: Mirëmbrëma Zonja Duma, kam qenë në jetën e Kadare në katër vitet e fundit për aspekt mjekësor dhe familjar, nëse është e mundur duhet theksuar përgenjështrimi i akuzave të zotit Hudhri, janë akuza shumë të rënda për jetën e zotit Kadare. Reagoj se nuk është aq e thjeshtë sa e përshkroi zoti Hudhri. Nuk ka munguar asgjë përsa i përket protokolleve, medikamenteve dhe aparaturave mjekësore. Dita e sotme nuk është ditë protagonizmi, familja Kadare është e indinjuar për këtë deklaratë.

Hurdhi: Nuk kam bërë asnjë akuzë, po tregoja në intervistë gazetarëve, çfarë akuze? Më duket e pasjellshme, varja…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA