Botuesi i Kadaresë tregon si theu “mitin” ndaj tij, Hudhri: Njerëzit çuditeshin pasi takoheshin me të, nuk të fliste nëse…

03/07/2024 23:55

Botuesi Bujar Hurdhi i ftuar në “Top Story, në një episod kushtuar shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta më 1 korrik, tregoi se vetë ai ka ndikuar që njerëz të ndryshëm patën mundësinë ta takonin në Tiranë, edhe në ditët e fundit të jetës.

“Shkonte përditë te një kafene, takonte njerëz të ndryshëm, kjo u mundësua edhe nga unë, ishte meritë e imja. Ka qenë mënyra ime që të afrohej me publikun”, tregon botuesi.

Madje teksa adhurues të tij patën mundësinë të shkëmbenin disa fjalë në kafen e tij të preferuar në Tiranë, Hudhri thotë se shumë prej tyre habiteshin pasi e takonin, “Habiteshin se si folën me të, se si dinte shqip, kjo vjen nga madhështia që ka’.

“Nuk të flet nëse nuk ke takim me të, por nëse ke takim është shumë i vëmendshëm. Tipari kryesor i tij është ndershmëria gjithë jetën. Kurrë nuk fshihet pas diçkaje, nga kjo ndershmëri buron gjithçka tejtër. Ishte i interesuar se çfarë bëhej në Shqipëri. Ndiqte lajmet dhe debatet. E shikonte dhe korrigjonte intervistat. Vetë jeta nuk ta lejon”, tha Hudhri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA