“Zgjedhje pa garë”! Raporti për votimet për drejtuesit e universiteteve publike, eksperti: Reflektuan kulturën e shoqërisë

02/07/2024 15:26

Mungesë gare, mostransparencë, shkelje e rregulloreve, me plot parregullsi dhe pa përballje idesh janë njollosur zgjedhjet në universitete.

Gjetjet e monitorimit të procesit zgjedhor në 12 universitete publike nga qëndresa qytetare, u diskutuan në një tryezë profesionistësh dhe vëzhguesish zgjedhorë, të cilët vlerësuan sjelljen e kandidatëve për drejtues në institucionet e arsimit të lartë njëjtë si të politikanëve shqiptarë, pa shfaqur përfaqësimin si akademikë.

“Komisionet zgjedhore nuk ju kërkuan kandidatëve kriterin e pastërtisë së figurës nga Gjykata apo Prokuroria. Mungoi kontrolli antiplagjiaturë. U shpërndanë tituj profesorë një ditë para fushatës, u rinovuan kontratat e punës gjatë fushatës duke përdorur burimet publike për qëllime zgjedhore”, tha Rigels Xhemollari nga qëndresa qytetare.

“Kaluam në këto rrokadat, dekani bëhet rektor, apo anasjelltas. Kishim të njëjtin shqetësim për drejtësinë, bëmë reformën në drejtësi. Në arsim nuk bëjmë asgjë. Këto zgjedhje në universitete reflektuan kulturën e shoqërisë shqiptare”, u shpreh eksperti Afrim Krasniqi.

Ekspertët e arsimit rekomandojnë që menaxhimi i zgjedhjeve në universitete t’i kalojë si kompetencë komisionit qndror të zgjedhjeve, që të mundësohet një proces i paanshëm dhe i lirë, sipas parimeve të OSBE-ODHIR.

“7 nga 12 universitete kishin një kandidatë të vetëm. Ndërsa rezultati te universiteti i tiranës dimë që u rizgjodh Artan Hoxha me mbi 89.22% vota, por s’dimë sa ishin kundër, sa të pavlefshme”, tha Xhemollari.

“Nuk më duket normale që nuk ka patur asnjë takim gjatë fushatës me studentët. Universiteti nuk funksionon pa studentë, se pa ne sdo kishte as dekan, as rektorë”, u shpreh një student.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA