“Mos i përsërit më këto veprime”/ Flet për herë të parë pas lirimit të tij, avokati i Gjestit: U gjobit me 7 mijë euro, por… 20/03 14:18
Në ditën më të rëndësishme të tyren, dy të rinj nga Librazhdi kanë zgjedhur ta bëjnë të paharrueshme ceremoninë e kurorëzimit.
Kur të gjithë dasmorët prisnin që nusja të vinte me makinë luksoze, siç ndodh zakonisht në dasmat shqiptare, çifti u shfaq me helikopter.
Kjo surprizë emocionuese befasoi të pranishmit.
Teksa zbritën nga helikopteri, çifti mbanin në krahë vajzën e tyre të vogël, ndërsa të tre ishin të veshur me të bardha.
Ata u pritën me duartrokitje dhe përqafime të ngrohta, ndërsa më pas filloi festa.
Siç e do tradita, në dasmë nuk munguan këngëtarët shqiptarë, tupanët apo edhe veshjet popullore.
Top Channel