Ndodh edhe kështu, AI në faqen e një kompanie udhëtimesh i dërgon turistët në burime termale… që nuk ekzistojnë
Një grua që akuzohet se ka bredhur në SHBA duke pretenduar se ishte një trashëgimtare aristokrate irlandeze duke mashtruar dhjetra viktima në shumë të mëdha, është ekstraduar sot në Mbretërinë e Bashkuar.
Zyrtarët në SHBA thonin se Marianne Smyth përballet me akuzat e mashtrimit të më shumë se $170,000 nga viktimat e saj mes viteve 2008 deri në 2010 në Irlandën e Veriut.
Ndersa një gjykatës amerikan në Maine vendosi në maj se kishte prova të mjaftueshme për ekstradimin e gruas që ka qytetari amerikane, por e prezantonte veten si ‘parashikuese fati’, ‘magjistare’ dhe ‘mikeshë e yjeve të Hollywood’.
Ende nuk ka detaje për krimet e saj të shkuara në Irlandën e Veriut, por zyrtarët në SHBA thonë se Smyth përvetësonte paratë që premtonte të investonte, dhe se kishte organizuar shitjen e shtëpisë së një mikeshe të saj por në fakt kishte marrë paratë për vete.
Mes viktimave në SHBA përfshihej dhe prezantuesi Johnathan Walton, i cili kishte tentuar të paralajmëronte njerëzit për gënjeshtrat e gruas së fiksuar.
Smyth është krahasuar nga mediat me Anna Sorokin, mashtruesen që hiqej se ishte trashëgimtare gjermane për të financuar jetën e saj luksoze në New York City, historia e se ciles më pas u kthye në serial filmik. Sorokin, emri i vërtetë i të cilës ishte Anna Delvey, i dënua në 2019 për vjedhjen e më shumë se $275,000 nga banka hotele e persona në New York.
Top Channel