Trashëgimtarja e rreme irlandeze ekstradohet në Britani, për të dalë në gjyqin e mashtrimit (fotot)

02/07/2024 17:26

Një grua që akuzohet se ka bredhur në SHBA duke pretenduar se ishte një trashëgimtare aristokrate irlandeze duke mashtruar dhjetra viktima në shumë të mëdha, është ekstraduar sot në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyrtarët në SHBA thonin se Marianne Smyth përballet me akuzat e mashtrimit të më shumë se $170,000 nga viktimat e saj mes viteve 2008 deri në 2010 në Irlandën e Veriut.

Ndersa një gjykatës amerikan në Maine vendosi në maj se kishte prova të mjaftueshme për ekstradimin e gruas që ka qytetari amerikane, por e prezantonte veten si ‘parashikuese fati’, ‘magjistare’ dhe ‘mikeshë e yjeve të Hollywood’.

Ende nuk ka detaje për krimet e saj të shkuara në Irlandën e Veriut, por zyrtarët në SHBA thonë se Smyth përvetësonte paratë që premtonte të investonte, dhe se kishte organizuar shitjen e shtëpisë së një mikeshe të saj por në fakt kishte marrë paratë për vete.

Mes viktimave në SHBA përfshihej dhe prezantuesi Johnathan Walton, i cili kishte tentuar të paralajmëronte njerëzit për gënjeshtrat e gruas së fiksuar.

Smyth është krahasuar nga mediat me Anna Sorokin, mashtruesen që hiqej se ishte trashëgimtare gjermane për të financuar jetën e saj luksoze në New York City, historia e se ciles më pas u kthye në serial filmik. Sorokin, emri i vërtetë i të cilës ishte Anna Delvey, i dënua në 2019 për vjedhjen e më shumë se $275,000 nga banka hotele e persona në New York.

FOTO GALERI
3/4
Smyth është krahasuar nga mediat me Anna Sorokin, mashtruesen që hiqej se ishte trashëgimtare gjermane për të financuar jetën e saj luksoze në New York City

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA