36 të rinj të talentuar nga vende të ndryshme të botës do të jenë pjesë e një masterclass-i të organizuar nga baritoni durrsak me famë botërore Gëzim Myshketa, që kthehet në qytetin e lindjes bashkë me emra të njohur të operas për të realizuar një mision dhe ëndërr të kahershme.
Zhvillimi i kësaj ngjarjeje artistike ka një rëndësi të veçantë për Durrësin, sepse e rendit atë krahas qyteteve me traditë të vjetër operistike.
Gëzim Myshketa dhe kolegët e tij, mjeshtra ndërkombëtarë të vokalit dhe muzikës, pritet të zhvillojnë më tej vlerat vokale dhe artistike të një brezi të rinj këngëtarësh lirikë që do të ngjiten në skenat më të mëdha ndërkombëtare.
Ky masterclass do të pasohet nga koncerti recital i Gëzim Myshketës që do të interpretojë në Amfiteatrin Antik të Durrësit mbrëmjen e 6 korrikut.
Top Channel