Vdekja e të madhit Ismail Kadare, ministri Hasani: Veprat e tij magjepsën miliona lexues në mbarë botën

01/07/2024 12:57

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar për lajmin e vdekjes së të madhit Ismail Kadare.

Në një postim në platformën X ai shprehet se është një humbje e madhe për kombin e se shkëlqimi i tij i kapërceu kufijtë.

“Trishtim për humbjen e Ismail Kadaresë, një figurë monumentale në letërsinë shqiptare dhe evropiane.

Shkëlqimi i tij letrar i kapërceu kufijtë, duke formësuar thellësisht kuptimin e historisë dhe trashëgimisë së Shqipërisë. Veprat e tij magjepsën miliona lexues në mbarë botën, duke e cilësuar padyshim si shkrimtarin më të madh dhe më me ndikim shqiptar të kohës sonë.

Në atdhe, kryeveprat e Kadaresë kanë qenë shoqërues të vazhdueshëm për breza, duke shërbyer si fener shprese dhe krenarie në kohëra të errëta dhe më të ndritshme. Mendimi dhe urtësia e tij intelektuale shërbyen si drita udhëzuese, gjithmonë drejt përparimit dhe emancipimit.

Një shqiptar i madh, një kolos i Ballkanit, një evropian i dalluar! Trashëgimia e tij do të vazhdojë të na frymëzojë dhe të na lidhë të gjithëve.

Pusho në paqe!”, shkruan Hasani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA