E braktisi me një fëmijë/ Partia nuk e lejonte të ndahej nga gruaja, letra e rrallë e çiftit në komunizëm

01/07/2024 21:43

Kapiteni dhe efektivi i Spitalit Ushtarak braktisi të shoqen me një fëmijë pa asnjë arsye, duke ngritur pretendimet se kishin grindje e mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, kjo ishte një nga rastet e përmendura në ‘Top Story” për periudhën e komunizmit. 

Por më pas shpjegohet se Gjykata e Tiranës në dhjetor ’57 refuzoi të bënte shkurorëzimin e tyre për shkak se nuk vërtetoheshin arsyet që ai kishte ngritur për ndarje.

Ai ngriti sërish një akt-padi dhe pasi u shqyrtua u vendos refuzimi i padisë, të ngritur nga paditësja, e cila po ashtu i kishte faturuar shpenzimet e gjyqit partnerit.

Në lidhje me këtë rast Ergys Mërtiri tha se këto ishin ndërhyrjet që regjimi komunist bënte.

“Si këto ka pafund, ndërhyrjet e regjimit për zgjedhjet e tua, deri diku as nuk të linin të ndaheshe as të bashkoheshe”, tha Ergys Mërtiri pas transmetimit të klipit në lidhje me këtë rast.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA