VIDEO/ Mes rrufeve dhe polemikave të VAR, Gjermania mund Danimarkën në Dortmund dhe avancon në çerekfinale

29/06/2024 23:19

Gjermania është bërë skuadra e dytë që shkon në çerekfinalet e Europianit, pas fitores 2-0 përballë Danimarkës në Dortmund.

Sfida nisi me ritëm të lartë nga “Panzerat” të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 4’ me Schlotterbeck, i cili u anulua për një faull në zonë. Në minutën e 35’, takimi u ndërpre për shkak të rrufeve të forta që po binin në Dortmund dhe kushteve të rënduara atmosferike, me lojtarët që u futën në dhomat e zhveshjes për rreth 20 minuta.

Pjesa e dytë nisi me gol nga danezët, me Andersen që gjeti rrjetën në minutën e 48’, por VAR-i e anuloi për një pozicion të parregullt për çështje milimetrash.

Vetëm 4 minuta më vonë, ishte pikërisht Andersen që prek një top me dorë në zonë, me gjyqtarin që akordoi një 11-metërsh pas rishikimit me VAR, të cilën Havertz e ktheu në gol.

Danezët provuan të rikthenin baraspeshën, por ishte Musiala i cili në minutën 68’ shënoi dhe golin e dytë për “Panzerat”, duke vulosur kështu kualifikimin.

Kështu Gjermania avancon për në çerekfinale, ku pritet të mësojë kundërshtarin që do të vijë nga takimi mes Spanjës dhe Gjeorgjisë.

REZULTATI:

GJERMANI 2-0 DANIMARKË

Havertz (P) 53′, Musiala 68′

KOMENTI:

90+6′ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Gjermanisë!

90+1′ Wirtz gjen rrugën e rrjetës, por anulohet për pozicion të parregullt.

90′ Wirtz provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por Schmeichel e ndal.

68′ GOOOL GJERMANIA 2-0/ Musiala merr një top të bukur dhe i vetëm drejt zonës nuk gabon. (VIDEO)

66′ Hojlund godet me të majtën, por Neuer arrin ta ndalë.

64′ Dy zëvendësime te Gjermania. Largohen Andrich dhe Gundogan, në vendet e tyre futen Can dhe Fullkrug.

60′ Maehle shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me të verdhë.

59′ Havertz del i vetëm përballë portierit, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

57′ Bah shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

53′ GOOOL 1-0/ Havertz nuk gabon nga pika e bardhë. (VIDEO)

52′ Andersen prek topin me dorë dhe gjyqtari akordon penallti pas rishikimit me VAR.

48′ Andersen gjen topin në zonë dhe godet dhe e çon topin në rrjetë, por pas rishikimit me VAR, gjyqatri e anulon për pozicion të parregullt. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Kundërsulm i bukur nga danezët, me Hojlund që nuk finalizon siç duhet dhe ndalet nga Neuer.

41′ Trajneri Hjulmand ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

37′ Havertz godet me kokë, por Schmeichel reagon si duhet për t’i mohuar golin.

36′ Rifillon sërish takimi.

35′ Ndërpritet momentalisht sfida për shkak të kushteve atmosferike.

24′ Maehle godet me të majtën, me tentativën e danezit që shkon mbi kuadrat.

11′ Andrich godet me kokë, por Schmeichel e thith me duar topin pa probleme.

10′ Havertz provon me një gjuajtje fluturimthi, por Schmeichel arrin ta devijojë për në këndore.

4′ Schlotterbeck godet me kokë pas një krosimi nga këndorja dhe çon topin në rrjetë, por gjyqtari e anulon për një faull në zonë. (VIDEO)

1′ Starton dueli në Dortmund!

FORMACIONET ZYRTARE:

GJERMANIA: Neuer, Kimmich, Rudiger, Schlotterbeck, Raum, Andrich, Kroos, Musiala, Gundogan, Sane, Havertz.

Trajner: Julian Nagelsmann

DANIMARKA: Schmeichel, Andersen, Christensen, Vestergaard, Bah, Delaney, Hojbjerg, Maehle, Eriksen, Skov Olsen, Hojlund.

Trajner: Kasper Hjulmand

Top Channel