Stuhia politike në Gjeorgji ‘zbutet’ nga fitorja me Portugalinë dhe kualifikimi në Euro 2024

29/06/2024 16:45

Protestat anti-qeveritare në sheshin qendror të Tbilisi tashme ia kanë lënë vendin momentalisht festave të tifozëve të futbollit, por zemërimi mbetet.

Një nga historitë më emocionuese të Euro 2024 ishte kualifikimi surprizë i Gjeorgjisë, skuadrës me shanset më të vogla, në fazën tjetër të turneut madhor sportiv. Ata mundën Portugalinë e Kristiano Ronaldos 2-0 duke kaluar grupin, dhe tashmë do të përballen me Spanjën në raundin e 16 më të mirave.

Por prej kater muajsh protestuesit mbushnin sheshin e Lirisë në Tbilisi për të shprehur zemërimin ndaj qeverisë së afruar sërisht me Moskën, edhe pse prej të mërkurës zhvillimet sportive duket se u kanë larguar vëmendjen.

Kryeministri Irakli Kobakhidze, dhe presidenti Salome Zourabichvili, që kishin qenë kundërshtarë për drejtimin politik që vendi duhet të marrë, pas ndeshjes flisnin në një ton.

“Djemtë na kënaqën,” tha Kobakhidze, i cili është akuzuar se zyrtarë të SHBA se po instalon legjislacion të “frymëzuar nga Kremlini”.

Ndërsa Salome, i cili akuzon kryeministrin se është ‘nën thundrën’ e Vladimir Putin, shkruante: “Kjo tregon se kushdo që ka besim, dedikim dhe frymë fitoreje, e gjen atë!”

Por poshtë sipërfaqes se gezimit zien politika e trazuar e Gjeorgjisë, shkruan The Guardian.

“Çdo ditë ndonjë budalla më ofendon. Unë jam trajner futbolli nuk merrem me politikë”, thotë Willy Sagnol, trajneri kombëtares së Gjeogjisë  para triumfit të çuditshëm të skuadrës ndaj Portugalisë.

Në ndeshjen e hapjes kundër Turqisë tifozët gjeorgjianë në stadium dëgjoheshin që thërrisnin “Putin khuylo!” (Putin kokë*enis) dhe dyshime u hodhën mbi dëbimin e një prej futbollistëve nga Sagnol, pasi kishte mbështetur haptazi protestat.

Dhjetra mijëra njerëz kanë protestuar këtë vit para parlamentit të Gjeorgjisë kundër ligjit të ashtuquajtur të “agjentëve të huaj” që kërkon regjistrim të detajuar të shoqërive e agjencive që marrin më shumë se 20% të financimeve nga jashtë vendit, me argumentin se “i shërbejnë interesave të fuqive të huaja”.

BE ka paralajmëruar se legjislacioni është një pengesë për anëtarësimin e mundshëm të vendit në bllok.

Debati ka përfshirë dhe lojtarët e kombëtares në Gjermani që kanë bërë komente të shumta në rrjetet sociale mes protestave. Kapiteni Jaba Kankava, kishte postuar më herët një foto të dy protestuesve që mbanin një pankartë me mbishkrimin: “Fuck Russia”.

Të tjerë futbollistë të kombëtares si sulmuesi Khvicha Kvaratskhelia, i cili luan me Napolin në Itali, shkruante: “Gjeorgjia në rrugën drejt Evropës, rruga evropiane na bashkon!”

Giorgi Kandelaki, ish-deputet opozitar që tani punon për OJQ-në Laboratori i Kërkimeve Sovjetike, tha se fryma e skuadres kombëtare sheh nga perëndimi.

“Futbollistët e kanë bërë të qartë se mbështesin protestat për të ardhmen e vendit drejt Evropës, e jo drejt Rusisë”.

Por partia në pushtet në vend ‘Endrra Gjerogjiane’ ka bërë të qartë se suksesi në futboll tregon se është një arritje e politikave të tyre. Deputeti saj Beka Davituliani tha se fitorja e skuadrës kundër Portugalisë duhet të frymëzojë politikanët të mbrojnë vendin kundër propagandës LGBTQ+.

“Ne duhet të mbrojmë vendin tonë, skenat erotike nuk duhet të shfaqen në TV dhe kufizime moshe duhet të vendosen në kinema”, tha ai, sipas The Guardian.

FOTO GALERI
1/3
Por prej kater muajsh protestuesit mbushnin sheshin e Lirisë në Tbilisi për të shprehur zemërimin ndaj qeverisë së afruar sërisht me Moskën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA