Pastrimi i ujërave të ndotura, hotelierët ankohen për kostot shumë të larta të impianteve

29/06/2024 20:54

Fundvitin e kaluar, Qeveria nxori një akt normativ për t’i dhënë fund derdhjes së ujërave të ndotura në det, lumenj e liqene.

Në Durrës, ky akt që detyron subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e turizmit të instalojnë impiante për trajtimin e ujërave të zeza, po has në rezistencë nga subjektet e hotelerisë.

Eduart Xhepa, Kryetar i Shoqatës së Turizmit për Durrësin, vlerëson nevojën për të mbrojtur burimet natyrore dhe cilësinë e ujërave larës, por kërkon një vlerësim të drejtë për subjektet që duhet të kenë detyrim ndërtimin e impianteve.

“Ky akt normativ është shumë i mirë, por duhet të veprojë tek të gjithë ata subjekte që derdhin UZ te ujërat larës ose kanë gropa septike pranë tyre. Ne si shoqatë turizmi kemi mjaft ankesa nga anëtarët tanë, shumica e të cilëve janë të lidhur në kolektorin kryesor të UZ dhe kanë kontratë të rregullt me UK. Ndaj shteti duhet të klasifikojë mirë kush janë subjektet për të cilat duhet të vëprojë ky akt normativ”, tha Eduart Xhepa, Drejtues i ATA Durrës.

Kostot për ndërtimin e tyre konsiderohen mjaft të larta. Pavarësisht detyrimit për t’u zbatuar, sipas Xhepës, dialogu mes qeverisë dhe grupeve të interesit vazhdon duke u përqendruar në gjetjen e një zgjidhjeje midis interesave të biznesit dhe ruajtjes së mjedisit detar.

“Në takimet që kemi pasur edhe me zv.kryeministren e min. e Infrastrukturës dhe atë të Turizmit na është lënë një afat deri në shtator për të vlerësuar si do të operohet për subjektet turistike që janë të lidhura me rrjetin kryesor të kanalizimeve. Task Forca ka një muaj që ka dalë në terren dhe po vepron tek të gjithë ata që nuk janë të lidhur me kolektorët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA