Mes nostalgjisë dhe emocioneve, Flamurtari dhe Barcelona barazojnë në ndeshjen e veteranëve

29/06/2024 22:59

Flamurtari dhe Barcelona rikthim në fushë.

Mes nostalgjisë dhe emocioneve duke kujtuar ndeshjet e viteve ‘80 -të mes të dyja ekipeve. Një përballje  që edhe në qytet është pritur me emocion por edhe në shkallet e stadiumit Flamurtari deri edhe tek fëmijët që thjesht e njohin tashmë si histori.

Vasil Ruci, Kreshnik Cipi, Latif Gjondeda, Roland Iljadhi, Eqerem Memushi kanë përcjellë emocionet e tyre në atë që e kanë cilësuar një ndeshje historike dhe emocion i veçantë.

Salvo dhe Esteban me këtë të fundit që ka shënuar golin në barazimin 1-1, dy protagonistë te Barcelonës së atëhershme shprehen të emocionuar që rikthehen ne Vlorë dhe ne stadiumin Flamurtari

Dhe duket se do të ketë një tjetër ndeshje këtë herë në Barcelonë, por emocionet e veçanta u përcollën në Vlorë në një ditë ndryshe.

Top Channel