Keidi Bare nuk është më lojtar i Espanyol. Klubi spanjoll ka zyrtarizuar mesditën e së premtes largimin e fierakut, i cili e ka veshur fanellën e Espanyol në 119 ndeshje.
Në deklaratën e klubit, Bare cilësohet si një luftëtar i palodhur, si dhe një shembull i sakrificës dhe i përkushtimit. Bare luante prej sezonit 2020-2021 dhe me përfundimin e kontratës, palët nuk kanë arritur një marrëveshje për të vijuar bashkëpunimin.
Ditët e fundit është përfolur se Bare mund të transferohet në pire, aty ku Olympiacos do t’i bëjë vend në skuadër. Bare ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm këtë edicion, me Espanyol, që arriti që të sigurojë rikthimin në La LIga, por vetë mesfushori kërkon një aventurë të re, pas katër vitesh me fanellën e Espanyol. Në garë për shërbimet e futbollisti kuqezi, Leganes dhe Rayo Vallecano.
Bare luan prej 8 vitesh në Spanjë, e nëse transferohet në Greqi, do ishte një eksperiencë krejt e re për 26-vjeccarin, që hapat e para të karrierës I ka hedhur tek skuadra e Apolonisë. Bare nuk ishte pjesë e skuadrës së Sylvinhos në Kampionatin Europian, ndonëse ishte grumbulluar nga teknik brazilian gjatë kualifikueseve.
Top Channel