Bellingham: E di që ka shumë negativitet, por ndjej se gjithçka është ndryshe në stadium

28/06/2024 09:50

Pasi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një sezon marramendës te Real Madrid-i, tani fokusi i Jude Bellingham është totalisht te EURO 2024.

Përveç golit të shënuar ndaj Serbisë, talenti nuk arriti të ndikojë shumë në lojën e Anglisë, pavarësisht se kaluan në fazën e 1/8-ave.

Në një situatë të tillë kritikat ndaj tij janë shtuar, por vetë Bellingham ndihet i qetë dhe këtë gjë e ka thënë edhe në prononcimin e dhënë për mediet në prag të ndeshjes ndaj Sllovakisë.

Mund të luash në një nivel që nuk është më i miri, por gjëja më e rëndësishme është se kur vesh këtë emblemë dhe këtë fanellë, duhet që t’i përfaqësosh bashkëkombasit e tu dhe të mos dorëzohesh. E di që ka shumë negativitet jashtë fushës dhe stadiumeve, por gjithmonë ndjej se kur hyjmë në stadium është gjithçka ndryshe”-deklaroi Jude Bellingham./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA