United i fiksuar me De Ligt, Bayern nuk pranon më pak se 50 milionë euro për holandezin

27/06/2024 17:48

Manchester United mbetet shumë i interesuar për Matthijs de Ligt. Mbrojtësi holandez me shumë mundësi mund të largohet nga Bayern Munich, klub në të cilin nuk konsiderohet si i paprekshëm.

Megjithatë sipas raportimeve të medieve gjermane, për të bërë të mundur këtë transferim United do të duhet të paguajë një shifër goxha të lartë, pasi Bayern nuk ka ndërmend ta lejojë 24-vjeçarin të largohet pa 50 milionë euro.

Kujtojmë që Bayern Munich e bleu De Ligt-in nga Juventus në verën e vitit 2022 dhe ka kontratë me mbrojtësin deri në 2027, ndaj nëse një klub dëshiron që ta ketë në ekip holandezin përpara këtij afati atëherë do të duhet t’u paguajë gjermanëve shifrën e kërkuar./Super Sport

Top Channel