Skandali te Onkologjiku, Lela: Ne e kemi bërë punën tonë me denoncime! I kthehet Duma: Ju i kishit karriget bosh në Kuvend

27/06/2024 21:24

Sipas analistëve në Top Story, opozita nuk e ngriti mjaftueshëm zërin në Kuvend në seancën e sotme plenare për skandalin te spitali Onkologjik.

Alfred Lela tha se opozita e ka ngritur para shumë kohësh këtë shqetësim me dhjetëra denoncime dhe kërkesa për mocion debat, por sipas tij kanë rënë në vësh të shurdhër.

Nga ana tjetër, moderatorja Grida Duma i kujtoi atij se sot në seancë plenare karriget ishin bosh.

Diskutimi në studio:

Lela: Opozita e ka pasur më herët këtë shqetësim, dhjetëra denoncime, kërkesa për mocion debat. Ajo që pame ne sot, opozita e ka treguar. Edhe atë që e bën keq qeveria, ia kërkojnë opozitës. Opozita mund t’i gjejë denoncimet dhe deklaratat.

Rakipllari: Po flasim për reagimin e sotëm, a e pe opozitën sot, nuk është serioz

Lela: Fundi i bishtit të kavallit. Lajmi është ky, që qeverisë…Kanë rënë dy platforma ku qeveria Rama e ka ndërtuar komunikimin e vet publik, shëndetësia falas ka rënë. Rama u duk që edhe vdekjen e ka të shtrenjtë për të më të varfrit dhetë pamundurit. Ata që kanë lekë nuk shkojnë te Onkologjiku. Ministrat shkojnë në Bergamo e qendra të tjera. Një ministri të varfër mos i rëntë.

Duma: Ti i ke karriget bosh o Lela

Lela: Mungesa e deputetëve e bën problemin?

Duma: Mua do ma vësh në diskutim, unë e njoh nga brenda situatën e di si duhet të jetë reagimi?

Lela: Nuk është ky problemi, por te Onkologjiku te njerëzit që kanë ikur për dhjam qeni. Ministrja që është aty del e reciton. Ka pasur sy mbyllur dhe vesh shurdhë, jam dakord që mund të kishte aksion, por nuk është këtu problemi. Duhet të jetë reagim dhe media dhe shoqëria, të gjithë bashkë duhet të bëjmë opozitën. PD nga selia ka bërë deri tani 4 deklarata, pa futur qëndrimet ndaç nga ballkoni ndaç nga Facebook. Fjalën kemi tani nuk kemi mjete të tjera, aksioni është në vijim, kaq kemi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA