Shpërblimi për ‘mbretëreshën’ e arratisur të kriptovalutës rritet në 5 milionë dollarë (fotot)

27/06/2024 17:31

Shpërblimi për informacione që çojnë në arrestimin e të shumëkërkuarës Ruja Ignatova, e njohur si ‘mbretëresha e kriptovalutave’ është rritur nga autoritetet e SHBA në 5 milionë dollarë.

44 vjeçarja gjermane e lindur në Bullgari, kërkohet nga FBI për orkestrimin e mashtrimit prej $4.5 miliardë me kriptovalutën e quajtur OneCoin.

Ajo është zhdukur prej vitit 2017 kur u lëshua urdhër-arresti por gruaja arriti të arratisej para se hetuesit të vinin te ajo.

Tre javë më parë në një transmetim të BBC tregohej për lidhjet e saj me botën kriminale në Bullgari dhe një eksponent të dyshuar të mafias që ishte përfshirë në zhdukjen dhe ‘vrasjen’ e mundshme të Ignatova.

Por prej atëherë janë raportuar pikasje të tjera të gruas dhe autoritetet vijojnë kërkimet për shkelësen e ligjeve financiare.

2022 FBI kishte vendosur atë në listën e 10 më të kërkuarve me shpërblerë të ofruar prej $100,000, të rritur më pas në $250,000.

Tashmë shuma për të kërkuarën është rritur 20-fish, sipas autoriteteve, për rolin e saj në një prej mashtrimeve më të mëdha financiare në SHBA.

Shpërblesa e ofruar për të është tashmë e njëjtë me atë për Daniel Kinahan, i emëruar si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogave në Evropë, Semion Mogilevich, një drejtues kriminal rus dhe Yulan Adonay Archaga Carías, drejtuesi i një prej bandave më famëkeqe në Honduras, shkruan BBC.

Në Bullgari, ku kriptomonedha OneCoin operohet nga kryeqyteti Sofje, një zyrtar tha se gruaja është dënuar në mungesë, shkruan rrjeti BBC.

Eksperti Jamie Bartlett, tha për BBC se rritja e shpërblesës ka të bëjë me njerëzit që e mbështesin atë.

“$100,000 nuk bindin një anëtar të vogël të grupit kriminal të njoftojë FBI por me $5milionë është ndryshe”, tha Barlett.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA