Mesa duket këtë verë, historia do të përsëritet pasi dy klubet kanë rënë dakord për të luajtur një miqësore mes legjendave më datë 29 qershor.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Flamurtari” dhe do të startojë nga ora 19:30, teksa delegacioni spanjoll do të jetë i përbërë nga 25 veta, mes të cilëve do të jenë edhe pesë apo gjashtë lojtarë që kanë luajtur kundër vlonjatëve në vitin 1986. Pjesa tjetër e legjendave katalanase do të jenë nga brezat e tjerë të Barcelonës. /Supersport