Analisti Arjan Curri komentoi në “Top Story” dy mjekët e Onkologjikut që u shfaqën sot në seancë për njohjen e masës së sigurisë.
Për mjeken Alketa Pere, analisti tha se ishte e tronditur nga përgjegjësia, dhe fakti që është e mërzitur më shumë për imazhin sesa për problemin real, është shqetësuese.
Për Edmond Gashin, Curri tha se ‘iku si Çufo i dhjamosur’ dhe sipas tij ishin ‘të dy të kancerosur, njëri në tru, tjetri në lëkurë’.
“E pashë të tronditur, tronditja lidhet më një lloj përgjegjësia. Fakti që është shqetësuar më shumë për fotot për imazhin dhe i bërtet gazetarëve, janë mësuarve që i bërtasin të sëmurëve dhe me të njëjtën arrogancë i kthehet gazetarëve. Derisa prokuroria e ka çuar çështjen deri këtu, besoj do të ketë një provë kundër tyre. Një tjetër skemë që ishte akoma më qesharake, dr. Çufo obez. Kur shikoj obez, lufta me obezitetin nuk luftohet kollaj, Këta mjekë janë kancerosur, njëra në cipën e trurit dhe njëri në cipën e lëkurës së shqyer nga dhjami.
Po patë çufo të dhjamosur, njerëz që më shumë shqetësohen për pamjen e jashtme, ikni me vrap nga ata. Nuk e kuptoi kur çufo e gjeti gjithë atë shkathtësi. Kur ti merr një masë, në shtëpi do të të çojë në policia. Mjerë njerëzit që shkojnë në spitale dhe në gjykata. Gjykatës i ikën njerëz me masë shtrënguese, ai mund të ishte arratisur shiko sa i shkathtë është, çeta e derrave.
Qeveria e dinte këtë, në 2025 janë rrahur me grushte, një ministër dhe një tjetër kishte vjehrrin me kancer, dihej kjo situatë. Korrupsioni në këtë sistem është kapilar, të gjitha diheshin. Fakti që shpërthen tani, qeveria nuk trembet fare Do t’i paguajnë haqet e popullit, unë pash dy mjekë me kancer aty.”-u shpreh Curri.
Top Channel