Gjeorgjia është një nga surprizat më të mëdha të Europianit, pas fitores 2-0 përballë Portugalisë në Gelsenkirshen.
Sfida nisi mjaft mirë për gjeorgjianët, të cilët kaluan në avantazh me Kvaratskhelian që në minutën e 2’ të takimit. Portugezët provuan me Ronaldon dhe Felix, por pa mundur dot ta gjenin golin e barazimit, me gjeorgjianët që dyfishuan shifrat në minutën e 57’ me Mikautadze falë një penalltie.
Kështu Gjeorgjia avancon për më tej, duke u kualifikuar si një nga katër vendet e treta më të mira, ndërsa Portugalia e kishte siguruar që pas takimit me Turqinë vendin e parë në Grupin F
REZULTATI:
GJEORGJI 2-0 PORTUGALI
Kvaratskhelia 2′, Mikautadze (P) 57′
KOMENTI:
90+4′ Mbyllet sfida me fitoren e Gjeorgjisë 2-0!
57′ GOOOL GJEORGJIA 2-0/ Mikautadze godet nga penalltia dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
43′ Palhinha godet nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.
30′ Felix provon me të majtën nga distanca, me tentativën tij që shkon jashtë kuadratit.
17′ Ronaldo tenton me një predhë nga goditja e dënimit, por Mamardashvili arrin ta ndalë.
2′ GOOOL GJEORGJIA 1-0/ Kvaratskhelia del i vetëm përballë portierit dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
Top Channel