Një luftëtar i arteve marciale dhe të afërm të një zyrtari rajonal janë dy prej autorëve të identifikuar, pasi ishin në grupin e personave që kryen sulme në kisha dhe sinagoga në Dagestan të Rusisë të dielën.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar agjencitë e zbatimit të ligjit, raportoi se pesë nga sulmuesit që shënjestruan qytetet Derbent dhe Makhachkala ishin identifikuar.
Persona të armatosur hapën zjarr në disa vende adhurimi dhe një ndalesë trafiku policor në dy qytetet në republikën me shumicë myslimane, duke vrarë të paktën 15 oficerë policie dhe të paktën katër civilë, duke përfshirë një prift ortodoks.
Disa nga sulmuesit ishin nga rrethi Sergokalinsky, i cili shtrihet midis dy qyteteve, dhe kishin lidhje me kreun e distriktit, raportoi TASS.
Ish-luftëtari i arteve marciale të përziera Gadzhimurad Kagirov, rezultoi se ishte kushëri i kreut të komunës Sergokalinsky Magomed Omarov, dhe ishte në mesin e atyre që sulmuan vendet në Derbent. Një djalë dhe një nip i Omarov ishin gjithashtu në mesin e autorëve.
Kreu i Dagestanit, Sergei Melikov, u tha gazetarëve se Omarov që atëherë ishte liruar nga posti i tij dhe ishte përjashtuar nga një prej partive kryesore në parlamentin rus, partia Rusia e Bashkuar.
Top Channel