Me fazën e grupeve që po shkon drejt fundit, është bëre dhe ndarja e rrugëtimit të skuadrave që do të kenë nga faza e 1/8-ave deri në finale.
Gjermania organizatore do të ndeshet me Danimarkën, teksa fituesi i këtij çifti do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e Spanjë dhe një nga 4 vendet e treta më të mira qe do të ndeshet me iberikët.
Po në kete anë ndodhen Portugalia dhe Franca, me të dyja skuadrat që kanë shanse të larta për t’u ndeshur në çerekfinale me njëra-tjetrën.
Pra mund të kemi si çifte çerekfinale Spanjë-Gjermani dhe Francë-Portugali nëse s’do të ketë surpriza.
Nga ana tjetër e rrugëtimit, shihen deri tani vetëm dy pretendente, Italia dhe Anglia. Gjithashtu, nëse të dyja ato arrijnë të kualifikohen nga 1/8-at, do të ndeshen së bashku në çerekfinale.
Po ashtu ekziston dhe një mundësi e lart që në këtë anë të jetë dhe Holanda, por fatet e vendeve të treta do të mësohen përfundimisht vetëm kur të përfundojnë të gjitha grupet.
Top Channel