Pezullohet kandidati britanik që vinte bast kundër vetes në zgjedhjet e korrikut (fotot)

26/06/2024 19:00
Kevin Craig(djathtas) , që kandidonte në lindje të Anglisë eshte pezulluar nga shefi Starmer (majtas)

Vijon në Britani skandali i kandidatëve të zgjedhjeve të parakohshme që vendosin baste kundër, për veten e tyre ose ato me herët per ‘datën e zgjedhjeve’, teksa së fundi është pezulluar laburisti Kevin Craig, që kandidonte në lindje të Anglisë që konsiderohet si bastion konservator.

Kreu laburist Keir Starmer ka pezulluar kandidatin e North Ipswich pasi kishte vendosur para për humbjen e vetes në zgjedhjet e 4 korrikut.

Zona mbahej më parë nga deputeti Dan Poulter, i cili nga konservatorët kishte kaluar te opozita laburiste, pak para se të largohej nga politika.

Dje Craig konfirmonte në rrjetet sociale atë që quante “gabim i madh” për vendosjen e bastit.

“Disa javë më parë kur mendoja se nuk mund të fitoja kurrë këtë vend, vura bast për konservatorët, me qëllim që fitimet t’ia jepja bamirësive lokale”, argumentonte laburisti i shkarkuar.

“Megjithse e vura bastin pa pasur dijeni për rezultatin e zgjedhjeve ky ishte një gabim i madh për të cilin marr përgjegjësinë dhe kërkoj ndjesë pa rezerva”, tha ai.

Meqënëse është tashmë tepër vonë për të emëruar kandidatë të rinj, ashtu si në raste të tjera pezullimesh në fletët e votimit do të shfaqet vetëm simboli partisë dhe kandidati do të konsiderohet si i pavarur.

Zyrtari tha se po bashkëpunonte me panelin e hetimit të lojrave të bixhozit në detyrë pas një serie shkarkimesh në fushatë për arsye të ngjashme.

Pas presionit mediatik Sunak u detyrua të shkarkonte dy kandidatë të tij – Craig Williams e Laura Saunders, që kishin vendosur bast mbi datën e zgjedhjeve, para se ai ta shpallte atë.

Kur shumica e vendit priste zgjedhjet e radhës më 22 maj, lideri indiano-britanik caktoi ato më 4 korrik.

Një grup i ngushtë ministrash besohet se kishin pasur dijeni për zgjedhjet e parakohshme të korrikut.

Bixhozi është i ligjshëm në Britani por jo me avantazh informacioni të brendshëm, pasi konsiderohet vjedhje.

Hetimet e komisionit të bixhozit ndaj zyrtarëve vazhdojnë të dominojnë fushatën surprizë në Britani.

FOTO GALERI
2/2
Kevin Craig(djathtas) , që kandidonte në lindje të Anglisë eshte pezulluar nga shefi Starmer (majtas)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA