Me vetëm një grup që do të luhet mbrëmjen e sotme, faza e 1/8-ave të Europianit po merr formën e saj.
Rumania dhe Belgjika janë deri tani dy skuadrat e radhës që janë kualifikuar më tej në fazën e 1/8-ave, teksa është mësuar dhe çifti i radhës që do të luajë në këtë fazë.
“Djajtë e Kuq” të Belgjikës kanë gjetur Francën, me takimin që do të luhet në Dyseldorf më 1 korrik, ndërsa Rumania do të ndeshet me një nga Sllovenia ose Holanda.
Gjithçka pritet të mësohet në grupin e fundit, për t’u kompletuar dhe katër të tretat më të mira që do të kualifikohen.
29 Qershor
Zvicër vs Itali (Berlin, 18:00)
Gjermani vs Danimarkë (Dortmund, 21:00)
30 Qershor
Angli vs 3D/E (Gelsenkirshen, 18:00)
Spanjë vs 3E/F (Këln, 21:00)
1 Korrik
Francë vs Belgjikë (Dyseldorf, 18:00)
Portugali vs 3A/C (Frankfurt, 21:00)
2 Korrik
Rumani vs 3C/D (Mynih, 18:00)
Austri vs 2F (Leipzig, 21:00)
Top Channel