Pas skandalit të publikuar ditën e djeshme me bisedat e mjekëve te spitali Onkologjik, analisti Lorenc Vangjeli solli një rast të rrallë në Top Story.
Vangjeli përmendi rastin e një mjeku që edhe pse kurohej vetë me kimio, shkonte dhe u shërbente qytetarëve. Me këtë rast thotë Vangjeli, ka plot mjekë mes tyre që meritojnë mirënjohje, ndërsa për ata të përmendur në dosje, ai tha se duhet ndryshuar akuza në ‘tentativë vrasje’ apo ‘vrasje me dashje.
“Ka mjekë që meritojnë mirënjohje. Unë po përmend të madhin prof. Ilir Ohri në njërën dorë merrte kimio, me tjetrën kuronte pacientët. Dëgjoja dje elementë të dosjes të asaj godine. Unë njoh shumicën e mjekëve që punojnë atje, me secilin prej pacientëve e dinë sesi do përfundojë historia, maksimumi që mund tu bëjnë është tu shtojnë jetën.
Tronditja është ekstreme. Imagjinoni njerëzit që hynë atje janë të dënuar me vdekje, një pjesë e madhe e mjekëve janë heronj. Të përgjysmosh dozën do të thotë ta dënosh me vdekje. Duhet të rishikohet akuza për tentativë vrasje apo vrasje me dashje. Të mendosh pushimet në Maldive, më vjen të thërras katet e ulëta të fjalorit.”-u shpreh Vangjeli.
“Pritet të dalin emra të tjerë, heitimi ka nisur në janar të 2023 dhe pritet të ketë emra të tjerë, jo vetëm në këtë shërbim”-tha gazetarja Alma Demiraj.
Top Channel