Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka reaguar pas përfundimit të rrugëtimit të kuqezinjve në Euro2024.
Me anë të një postimi në rrjete sociale ai ka shkruar ishte një rrugëtim i jashtëzkonshëm. Ndër të tjera tregoi krenarin për shirin të cilin iu besua atij në të treja ndeshjet.
“Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që nga kualifikueset deri në Kampionatin Evropian. Treguam karakter si Kombëtare duke u paraqitur në fushë si të barabartë me gjigantë evropianë, por që na mungoi edhe fati për të arritur më shumë.
Të jem kapiten i Kombëtares në një Evropian, është krenaria më e madhe për mua dhe t’i udhëheq këta bashkëlojtarë të mrekullueshëm ka qenë diçka unike. Dua t’i falënderojë tifozët më të mirët në botë, tifozët Kuq e Zi që nuk na kanë lënë vetëm në asnjë moment duke na përkrahur me të gjitha mënyrat, por një falënderim edhe më i madh për ta është se treguan kulturë të lartë sportive, duke bërë që e gjithë Evropa të flasë mirë për ta dhe për kombin shqiptar.
Kombëtarja ka të ardhme të ndritur dhe ky është vetëm një fillim i gjërave edhe më të mëdha që na presin. Përgjithmonë Kuq e Zi, Forca Shqipëria ime”, shkruan Gjimshiti.
Top Channel