Gjeorgjia bën surprizën e Europianit, Redi Jupi në Top Arena: Kombëtarja që ka dhënë maksimumin në këtë Europian

26/06/2024 23:14

Ish-futbollisti Redi Jupi ka komentuar në Top Arena surprizën e mbrëmjes së sotme të Europianin, fitoren e Gjeorgjisë ndaj Portugalisë, 2 me 0.

Ai tha se kjo është një kombëtare që ka dhënë maksimumin dhe kanë luajtur në çdo ndeshje me të njëjtin formacion.

“Surprizë është se asnjë nuk e priste që të performonte në këtë nivel. Gjeorgjia bëri atë që skuadra uli vlerën e individëve tek e tek. Një skuadër që di si mbrohet, që hyn te ato Kombëtare që ka luajtur me të njëjtin formacion dhe mendoj se është një nga ato që kanë dhënë maksimumin në këtë Europian”, u shpreh Jupi.

Top Channel