Skandali i zbuluar në QSUT, në Onkologjik, është tema tek e cila është ndalur këtë mbrëmje emisioni Top Story me Grida Dumën.
I ftuar në panel, avokati Gentjan Rumano u shpreh se ka ende shumë raste të pazbuluara që dëshmojnë sesi pacientët me tumor kurohen me gjysmë doze.
Po ashtu ai u ndal edhe te pajisja e kobaltit e cila është lënë në një ambient jo adapt, duke rrezikuar jetën e stafit mjekësor dhe pacientëve në Onkologjik, për shkak të rrezatimit aq shumë të rrezikshëm.
“Kam mendimin që drejtuesit e QSUT kanë qenë në dijeni të këtij sistemi, qoftë dhe me burimin e kobaltit. Nga hetimet do të zbulohet se cilët janë orientuesit që kanë dashur që të vinte burimi i kobaltit në Shqipëri.
Bëhet fjalë për radioterapitë me rrezatim, kjo mënyrë terapie duhet që të ketë dhe kushtet që të realizohet. Kushti kryesor është që duhet të ketë një bunker, që nëse mungon, rrezatimi që përhap terapia, kalon përtej godinës dhe rrezikon të gjithë stafin dhe personat e tjerë”, tha ai.
Top Channel