Rustem Paçi, ish-kryetar i zyrës për Mbrojtjen nga Rrezatimi, ka ndërhyrë live këtë mbrëmje në emisionin Top Story, teksa diskutohej për burimin e kobaltit që ndodhet në Onkologjik.
ai tha se që pasi është marrë ky burim kobalti, nuk është vendosur kurrë në punë dhe është mbajtur i paketuar, e sipas tij në këtë mënyrë nuk ka rrezatim.
Ai tha se nuk është vënë në punë sepse Shqipëria nuk i ka kapacitet për ta vendosur sipas kushteve të caktuara.
Pjesë nga intervista me Grida Dumën:
Paçi: Burimi ka ardhur në Shqipëri me të gjitha lejet, gjendet i paketuar në një ambient që garanton që nuk ka nivele të larta rrezatimi. Ka qenë në paketim nuk është vendosur në punë dhe nuk ka si të ketë rrezatime. Kanë ardhur herë pas here inspektorë. Nuk bëhet fjalë për kontaminime. Ka spekulime të panevojshme.
Duma: U tha që kur është marrë burimi i kobaltit, është marrë duke i thënë qendrës në Vjenë që e keni mbrojtjen dhe bunkerin…
Paçi: Ambienti ku është i vendosur, është i vlerësuar nga një ekspert rrezatimesh. Komisioni ka dhënë licencë vetëm për ruajtje në paketimin e tij përkatës, deri para disa muajsh që është dhënë leje për vendosje në bunker. Nuk ka pasur licencë as për heqjen e paketimit dhe as përdorim. Ka qenë i magazinuar. Nëse do ishte dhënë leje për përdorim, do kishte marrë në konsideratë të gjitha elementet. Nuk mundet të jetë burimi i kobaltit për të cilën flasin ekspertët.
Duma: Pse nuk është vënë në punë?
Paçi: Që të vihet në punë, Shqipëria nuk ka kapacitete
Duma: Po pse u ble?
Paçi: U ble sepse sipas kontratës në dijeninë time, duhej të vinte kompania belge të vinte dhe ta instalonte, por në dijeninë time kompania belge nuk ka pasur burime për vendosjen.
Top Channel