Trump ndryshon sërish mendje, Presidenti amerikan: Jemi shumë afër një marrëveshjeje me Iranin, anulova bombardimet që kisha planifikuar për sot Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga një zjarr që ra në një ndërtesë me zyra pranë Moskës, dy prej viktimave u hodhën nga ndërtesa për t’i shpëtuar flakëve.
“Dy burra u hodhën nga dritarja duke u përpjekur të arratiseshin. Fatkeqësisht, ata vdiqën”, tha guvernatori rajonal i Moskës, Andrei Vorobyov, teksa shtoi se gjashtë të tjerë humbën jetën në ndërtesë brenda.
Rreth 30 kompani marrin me qira hapësirë në bllokun e zyrave, dy prej të cilave kishin punonjës që punonin atje në kohën e zjarrit.
“Në ndërtesë kishte edhe bombola oksigjeni, të cilat shkaktuan shpërthime. Kjo çoi në shembjen e pllakave të dyshemesë”, tha guvernatori rajonal, sipas The Guardian.
Agjencia shtetërore e lajmeve Tass tha të hënën se zjarri u shkaktua nga një mosfunksionim i sistemit elektrik. Flakët u përhapën në rreth 5,000 metra katrorë përpara se të merrej nën kontroll.
Ndërmarrjet që marrin me qira zyra në ndërtesë përfshijnë Institutin Kërkimor Platan, i cili prodhon pajisje elektronike.
Zjarret vdekjeprurëse janë të zakonshme në Rusi, e cila për vite ka vuajtur nga standardet e dobëta të sigurisë dhe ka luftuar për të modernizuar ndërtesat e vjetra me alarme dhe pajisje zjarrfikëse.
Top Channel