Milan ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhmen, teksa drejtuesit janë vendosur në lëvizje fillimisht për të përforcuar sulmin, por edhe mesfusha mbetet në fokus.
Një repart që sezonin e kaluar tregoi disa limite ndërsa “kuqezinjtë” po studiojnë disa profile, ndërsa emri i parë në listën e trajnerit të ri, Pauolo Fonseca është Youssouf Fofana.
Lojtari është pjesë e Monaco, me 25-vjeçarin që ka kontratë deri në verën e vitit 2025, teksa sa i përket rinovimit ende nuk ka pasur një dakordsim mes palëve dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milan.
Burime pranë klubit monegask kanë bërë me dije se Fofana ka njoftuar tashmë se dëshiron të largohet nga Principata dhe italianët janë të gatshëm të shpenzojnë 20 milionë euro, por duhet theksuar se për mesfushorin e Francës interesohen edhe Arsenal e Atletico Madrid.
Në planet e Milanit është synimi për të mbyllur fillimisht marrëveshjen me sulmuesin e pare, me Joshua Zirkzee, e më pas t’i thonë lamtumirë Tommaso Pobega-s si dhe Yacin Adli e më pas të mbyll edhe operacionin Fofana.
Top Channel