Pedagogia Nora Malaj deklaroi në “Top Story”, se Ilir Metës iu dha goditje politike nën brez duke e bërë president në kulmin e fushatës elektorale.
Ndër të tjera ajo deklaroi se nuk ka folur me të për djegien e mandatit, pasi që pas marrjes së postit ai ishte distancuar.
“Ka shtatë vite që këtë familje të gjithë e futën në rrathët e ferrit. Për shtatë vite sistematikisht për çiftin Meta-Kryemadhi janë hedhur sinuata, të vërteta, të pavërteta…
Në një moment të caktuar i dhanë goditje nën brez duke e bërë president në kulmin e fushatës. Në një farë mënyrë i bënë dëm që e bënë president, nuk mundet një lidership të largohet në mes të kulmit. Në marrëdhëniet politike ka dille të caktuara që të bëjnë atë trekëndëshin.
Meta bëri taktikisht një lëvizje të tillë, u tkurr dhe u fut tek presidenca. Pranoi edhe që Monika të mos bëhej zonjë e parë. Monika kur na thirri atëhere për herë të parë na tha ‘mandatin do ta jap unë dhe jo ju’.
Nuk e kam pyetur Ilir Metën për djegien e mandatit. Kjo sepse Iliri që në momentin që u bë president i distancua nga ne”, tha Malaj.
Top Channel