VIDEO/ “Goditje” brutale për luftëtarin e MMA-së, e dashura i refuzon propozimin për martesë në mes të ringut

24/06/2024 18:04

Një luftëtar i MMA-së ka pësuar një humbje të dyfishtë, me të dashurën e tij që e refuzoi për martesë në mes të ringut pas disfatës në ring.

Momenti brutal ka ndodhur në turneun Clash of the Stars në Republikën Çeke. Ylli lokal i MMA-së , Lukas Bukovaz u bashkua me Patrik Horvath për një luftë dy-me-një kundër Jan Michalek.

Pas përleshjes, Bukovaz vendosi të hidhej përpara 20,000 fansave dhe t’i propozonte të dashurës së tij në tetëkëndësh.

Ai u ul në një gju përpara se të bënte pyetjen, por e dashura e tij nuk u shfaq shumë e lumtur teksa mbante fytyrën në dorë.

Ajo dukej e turpëruar, teksa më pas mori mikrofonin përpara se të jepte një goditje shkatërruese. “Bazuar në gjithçka që ka ndodhur, mendoj se ndoshta jo”, tha e dashura e sportistit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA