Tamayo Perry, sërfist ikonë nga North Shore, i cila u shfaq si aktor në role dytësore në filmat Pirati i Karaibeve dhe Blue Crush apo në serialin Charlie’s Angels and Haëaii Five-0, ka ndërruar jetë pas një sulmi nga peshkaqeni në ishujt Havai.
Perry, 49 vjeç, punonte si rojë plazhi dhe u sulmua teksa bënte sërf në ishullin Goat. Trupi i tij, pa një krah dhe një këmbë, u gjet në ishull nga banorët vendas, të cilët e nxorën sërfistin në breg me një jetski, por ai u deklarua i vdekur në plazh.
Ky është rasti i vetëm i njohur i një sërfisti profesionist i vrarë nga një sulm i peshkaqenit. Rasti tjetër ishte sulmi ndaj Bethany Hamilton, kur sërfisti ishte 13 vjeç, në vitin 2003. Sulmi rezultoi me humbjen e një krahu, diçka që megjithatë nuk e pengoi kurrë të vazhdonte të garonte.
Pavarësisht paralajmërimeve për rrezik në ditët e fundit, Perry, i cili debutoi në surf në vitin 1999, shkoi në det. “Personaliteti i Tamayo ishte i jashtëzakonshëm, njerëzit e pëlqenin atë dhe ai i pëlqente të gjithë edhe më shumë”, vlerësoi kreu i ekipit të sigurisë në Honolulu, Kurt Lager.
Top Channel