Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar në Top Story se SPAK ka marrë në pyetje mjekët për ndërhyrjet kirurgjikale të Monika Kryemadhit.
Duke folur për divorcin e çiftit dhe hetimet e SPAK ndaj tyre, gazetarja Hoxha u shpreh se lëvizja për të depozituar padi për divorc është e mirëmenduar.
“Kryemadhi ka qëndruar për gati 5 orë në SPAK, është pyetur me detaje. Nuk mendoj se Kryemadhi e ka vendosur në pozitë të vështirë Metën, deri aty sa ai të humbasë qetësinë. Nuk mendoj se çelësi i shpërthimit të Metës është deklarata e saj kur tha se është kundër deklaratave të të shoqit për sulmet e SPAK, aq sa ai të ngrejë një padi.
Është një veprim i mirëmenduar. Unë kuptoj, ose ka një divorc ku secila nga palët do të ruaj njëra-tjetrin… deri në këto momente nuk ka asnjë emër të regjistruar nga SPAK në emrin e asnjërit prej të dyve, por e regjistruar vetëm me vepër penale.
Nga ana tjetër dinamiku i historikut, që nisi në qershor të vitit të kaluar… SPAK po bën kalkulime financiare. SPAK ka dërguar letërporosi ka marrë në pyetje mjekët e huaj për ndërhyrje ose jo kirurgjikale, estetike, e po ashtu edhe për shkollimin e fëmijëve”, u shpreh ajo.
Top Channel