23/11 17:36
Redi Jupi u shpreh në Top Arena se Armando Broja duhej të ishte futur në lojë më parë.
Ai tha se Kombëtarja mund të bënte edhe më shumë.
“Kot këto stërhollimet, puna e një trajneri është të fusim më të mirët në fushë, të paktën për Brojën, nuk ishte në fushë. Sa u fut dha shenjat. Nuk mendoj se në të gjitha ndeshjet janë bërë zgjedhjet e duhura me formacionet, pa ekuilibër, në disa momente dhe pa sens.
Në pjesën e dytë më Kroacinë ato dy ndërrimet na treguan se mbase mbase që na bëri shumë mirë gjatë eliminatorëve nuk e kishte eksperiencën e duhur për këtë Europian. Ndërrimi i Brojës na tregoi se duhej futur që në fillim në lojë”, u shpreh Redi Jupi.
Top Channel