Seanca e sotme plenare ka nisur me 30 minuta vonesë, pasi nuk po plotësohej kuorumi i nevojshëm për nisjen e punimeve.
Aktualisht, në sallë ndodhen vetëm 6 ministra. Ligjvënësit kanë katër orë kohë për të sjellë gjetjet në zonat elektorale.
Deputeti demokrat, Flamur Noka, në fjalën e tij, u shpreh se është abuzuar me fondet e BE-së për bujqësinë.
“33 milion euro fonde të BE-s, abuzime me fondet për zhvillimet e bujqësisë. Ju vidhni por skapi shton presionin ndaj opozitës dhe mban në arrest shtëpie liderin e opozitës”, tha ai.
Edhe socialisti Erion Braçe, ngiri zërin në mbrojtje të fermerëve.
“Gruri është 25 lekë sot, kostoja e prodhimit shumë më lartë. Duhet analizuar dhe marrë vendimet e duhura. Është problem tregu, jo shitja. Mjafton t’ju them që desh u prish aleanca mes Polonisë dhe Ukrainës, për të mbrojtur bujqit polakë. Edhe ne duhet të mbrojmë bujqit tanë. Më ka dalë vetja nga qejfi duke folur katër vite pa ndalim për këtë gjë. Por, ka ardhur kohë, të mendohet seriozisht kjo gjë.
Nuk mundet ta dorëzoj unë sot shalqirin dhe pas 4 ditësh kur të më japin lekët, të më thonë që çmimi nuk është ai që kishe ti në mend. Jo për të linçuar furnizuesit, por për të dënuar abuzuesit”, u shpreh ai.
Top Channel