“Kemi vështirësi për të bërë presing lart siç ndodhte gjatë eliminatoreve. Dhe kjo vjen si pasojë e gjendjes fizike jo optimale.
Gjithashtu nuk po e qarkullojmë topin ashtu siç kemi dëshirë dhe si na pëlqen neve.
Ta mbajmë më shumë topin në këmbët tona dhe të jemi të kujdesshëm në ndërtimet e aksioneve”, u shpreh Southgate.
I cili bashkë me kapitenin Harry Kane është ndër më të kritikuarit nga shtypi sportiv dhe tifozët ishullorë.
Anglia luan të martën e 25 qershorit sfidën e fundit në grupin C kundër Sllovenisë, ndërkohë që dueli tjetër është Danimarkë-Serbi./ Super Sport