Qytetarët rendën në plazhe për të përballuar temperaturat e larta, si paraqitet situata në akset rrugore

23/06/2024 19:57

Qytetarët kanë preferuar t’i bëjnë ballë temperaturave të larta nëpër bregdetet e Shqipërisë.

Nisur nga fluksi shumë i madh i lëvizjes së automjeteve nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, Policia Rrugore ka rritur prezencën e shërbimeve në akset rrugore nacionale dhe në ato hyrëse në qendrat urbane.

Njëkohësisht, po monitorohen me dronë akset nacionale për të parandaluar parakalimet e gabuara që janë rrezik për ngjarje në rrugë.

Për shkak të fluksit të madh, ka ngadalësim të lëvizjes në akset rrugore Shëngjin-Lezhë-Milot, Gjiri i Lalzit-Vorë, Rrogozhinë-Bradashesh, dhe Librazhd-Bradashesh, por në asnjë moment nuk ka bllokim të lëvizjes.

Fluks të shtuar ka dhe në rrugët interurbane Durrës-Tiranë dhe Elbasan-Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA