Moto Festival në Korçë/ 500 motoristë nga e gjithë bota sjellin edhe muzikën rock në qytet

23/06/2024 15:14

Më tepër se 500 motoristë janë bërë pjesë e Moto Festival 2024 në Korçë duke sjellë një atmosferë të veçantë për qytetin.  

Mbi 80 grupe pjesëmarrëse janë bërë pjesë e eventit që organizohet për të disatin vit radhazi duke sjellë motoristë nga shtete të ndryshme të botës të cilët parakaluan nëpër qytet duke sjellë një atmosferë elektrizuese.  Të gjithë i bashkon pasioni për motorin dhe adrenalinën të cilën e ndanë me qytetarët e shumtë që shijuan paradën e tyre por edhe mbrëmjet me muzikë.

Çdo vit në qytetet e Shqipërisë , Kosovës dhe Maqedonisë organizohen festa të motorristëve ku mblidhemi rreth 700 – 800 persona. Motoristët vijnë nga te gjitha trojet shqiptare . Misioni është promovimi i çdo qyteti dhe bukurive shqiptare. Kënaqësia e të qenurit motorist nuk është të qëndruarit në një vend por te udhëtosh në çdo cep dhe me shoqëri. Kam ardhur së bashku me bashkëshortin tim dhe është gjithmonë kënaqësi të kthehemi në festivalin e motorave , ku ka muzikë rrok e metal e ku mblidhemi me shoqërinë për të kaluar bukur. Ky është një pasion i vjetër që është bashkuar me dashurinë time për muzikën rrok e metal. Me bashkëshortin jam njohur në një festë motorrash në 2019 dhe tashme është bërë stil jetese.

“Kam gruan nga Korça dhe tani jam këtu për këtë event. Ne vijmë nga Selaniku i Greqisë, kemi ardhur 10 motoristë sot. Kam ardhur në Korçë shumë herë, e dua këtë qytet”.

“Motorin tim te parë e bleva në moshën 24 vjeçare dhe e fshihja në shtëpinë e shokut tim. Atmosfera është fantastike , kanë bërë një punë të mirë në organizimin e këtij eventi. Jetoj në Zvicër dhe erdha nga dëshira për të qenë këtu në Korçë ku ka gjithmonë qejf dhe gjitha të mirat. Vij çdo vit me grupin Steelwings. Jemi bashkë në të gjithë Europën por Korça është shumë e veçantë. Si gjithmonë ne ngasim Harley Davidson”.

Korça Moto dhe Rock Festival për të disatin vit organizohet në Korçë si një prej evenimenteve me të veçanta verore që gjallëron qytetin dhe i jep dinamikë  sezonit veror.

Top Channel