23/12 22:58
Rotacion masiv te Spanja. Luis De la Fuente do t’i lërë pushim pjesën dërrmuese të titullarëve në takimin kundër Shqipërisë, të hënën (21:00) në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit.
Iberikët, që kryesojnë grupin B të Euro 2024 me 6 pikë të plota, do të rreshtohen me ndryshime të shumta në sfidën përballë kuqezinjve të Sylvinhos.
Plot 10 ndryshime pritet të pësojë Spanja krahasuar me formacionin e nisur në suksesin 1-0 ndaj Italisë.
Aymeric Laporte është i vetmi lojtar që do të konfirmohet si titullar kundër shqiptarëve, ndërkohë që do të ndryshojë pjesa tjetër.
FORMACIONI I MUNDSHËM I SPANJËS
(4-3-3): Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Baena; Torres, Joselu, Oyarzabal./ Super Sport
Top Channel