27/12 10:24
Federata Palestineze e Futbollit, përmes kanaleve të saj zyrtare, njoftoi lajmin se një futbollist së bashku me familjen e tij kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, të cilat po vazhdojnë që nga tetori i 2023-shit.
Futbollisti 28-vjeçar i Al Jazira, Ahmad Abu Al-Atta së bashku me gruan dhe fëmijët e tij mbetën të vrarë pas një sulmi ajror izraelit, teksa ndodhej në shtëpinë e tij.
Më herët 28-vjeçari që luante në rolin e sulmuesit ka qenë pjesë e Al-Nassr, skuadër në të cilën sot luan një emër si Cristiano Ronaldo.
Top Channel